Letër Kredit e Financuara dhe Garancionet BankarePërshkrimi i Letër Kredis dhe Garancionit Bankar (LC-s dhe GB)
Garancioni dhe Letër Kredia e financuar është pagesë obligative e ndërmarr nga Banka në interes të klientit, në favor të specifikuar të përfituesit.
Qëllimi i LC-s dhe GB-s
Qëllimi i kredis mund të jetë për kapital punues dhe për investime në mjete themelore.
Afati i kthimit të LC-s dhe GB-s
Maksimumi i afatit për garancion bankar dhe letër kredi të financuar është 12 muaj, në raste specifike afati tjetër mund të caktohet nga Menaxhmenti i Riskut.
Forma e pagesës së LC-s dhe GB-s
Letër Kredie mund të strukturohet me pagesë të ndryshme me pagesë në moment të prezantimit të dokumenteve nga përfituesi, duke u mvarur nga marrëveshja midis përfituesit dhe klientit.
Garancionet mund të financohen me afat të caktuar në mes të përfituesit dhe klientit.
Për dy produktet LC-s dhe Garancionet Bankare marrëvshjet mund të jenë me orar pagese me vetëm një pagesë në një datë të caktuar, ose me pagesë jo të rregullt.
Minimumi dhe maksimumi i shumës së LC-s dhe GB-s
Minimumi i shumës së kredisë për letër kredie dhe garancion bankar të financuar është EUR 250;
Maksimumi i ekspozuar i huamarrësit duhet të jetë deri në 20% të kapitalit neto të bankës.
Kërkesat tjera
Një aplikues duhet të plotësoj kërkesat vijuese me qëllim të kualifikimit për Garancionet Bankare dhe Letër Kredie:
1.Aplikuesi duhet që të ketë së paku 6 muaj përvojë pune në të njejtin biznes me qëllim financimi.
2.Aplikuesi duhet që objektin e biznesit ta ketë në rajonin ku vepron Dega e Bankës.
3.Aplikuesi duhet të jetë rezident brenda rajonit ku vepron Dega e Bankës.

