besms.... qasje e lehtë në llogarinë tuaj!
Banka Ekonomike vazhdon me risitë që kanë për qëllim shërbimin më efikas si dhe kursimin e kohës tuaj !
Çka është besms?
besms ju mundëson të keni qasje në llogarinë tuaj përmes telefonit mobil, në çdo kohë dhe sa herë që dëshironi vetëm me një të thirrur në numrin e Bankës Ekonomike. Për disa sekonda në telefonin tuaj mobil do te keni SMS-in nga banka për gjendjen e llogarisë tuaj!
Ky produkt ju ofrohet të gjithë klientëve fizikë dhe juridikë që kanë të hapur llogarinë në Bankën Ekonomike.
Si funksionon besms?
1. Klienti thërret në numrin e telefonit 044 507 901 .
2. Pas ziles së parë lidhja automatikisht ndërpritet, ndërsa numri i telefonit mobil që ka thirrur regjistrohet në bazën e shënimeve në servisin tonë.
3. Pas disa sekondave, klienti pranon SMS-in në telefonin mobil të tij.
4. Varësisht se në cilën valutë keni para, po ashtu edhe në llogarinë e kursimit, apo shfrytëzoni produktin mbitërheqje, mesazhi i juaj do ta ketë këtë përmbajtje:
Banka Ekonomike SH.A
Gjendja në llogarinë tuaj ”1401*****”është: 500.00 EUR
Kursimet: 200.00 EUR
Mbitërheqje: 500.00 EUR
Si të aplikoni për besms?
Me hapjen e llogarisë në Bankën Ekonomike automatikisht aktivizohet besms.
Në rast se e humbni telefonin mobil, ju lutem kontaktoni degën më të afërt të Bankës Ekonomike.



