Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE PËR PAJISJE TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE
Për tu kualifikuar kompanitë duhet të dorëzojnë :
- ofertën financiare, çmimet duhet të jenë me TVSH
- specifikacionet e pajisjeve.
- në ofertë duhet të ceket afati i garancionit si dhe afati i liferimit
- dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH-në dhe regjistrimin e biznesit.
- referencat mbi punët të ngjashme.
Kompanitë ofertuese duhet të jenë të autorizuara për shitje dhe servisim të pajisjeve të kërkuara.
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 15 Shtator 2010 në ora 12:00.
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit në Zyrën Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Rr. Migjeni, nr.1
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për pajisje të TI” duhet të dorëzohen në lokalet e Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Rr.”Migjeni”, nr.1. dhe t’i drejtohen Shërbimit të Prokurimit.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në cdo kohë.
