








Banka Ekonomike ka arritur rezultate rekorde në tre mujorin e parë të këtij viti
Në përfundimin e tremujorit të parë të këtij viti BANKA EKONOMIKE ka arritur rezultate rekorde të cilat kanë shënuar një rritje të aseteve në mbi 20%.
Banka Ekonomike, bankë me kapital 100% vendor, në tre mujorin e parë të vitit 2008 ka arritur rezultate rekorde në krahasim me vitet e kaluara.
Z.Valon Lluka , Drejtor i përgjithshëm i kësaj banke deklaron se edhe përkundër konkurencës në treg , falë një organizimi të mirë brenda në bankë dhe lansimit të shumë produkteve të reja është arritur që asetet të shënojnë rritje prej më shumë se 20% , depozitat kanë shënuar rritje prej 19.4% si dhe kreditë kanë shënuar rritje prej 22% brenda kësaj periudhe.
Nga 31 dhjetori 2007 deri më 31 mars 2008, asetet e kësaj banke kanë shënuar rritje nga 56.003.000 euro në 67.190.000 euro, depozitat e klientëve kanë shënuar rritje nga 44.505.000 euro në 55.204.000 euro, ndërsa protofolio e kredisë ka arritur në 44.125.434 euro.
Gjithashtu, tremujori i parë i këtij viti është përmbyllur me fitim neto prej 380.000 euro.













